Nga Mentor Kikia
Po pranojmë aforfe, që Edi Rama duhet larguar një orë e më parë nga qeveria.
Ka dy mënyra që kjo të ndodhë. E para, janë zgjedhjet normale. Nëse njerëzit nuk e duan, atëherë nuk do ta votojnë.
Kjo është ideale, por në Shqiperi nuk funksionon mirë. Opozita thotë se Edi Rama i vjedh zgjedhjet. Çdo opozitë e ka akuzuar qeverinë për vjedhjen e zgjedhjeve.
Rruga e dytë është revolta. Pra, njerëzit ngrihen në protestë dhe qeveria, përballë zemërimit të popullit, jep dorëheqjen dhe vendi futet në zgjedhje të parakohshme. Por edhe ky skenar u provua.
Vitin e kaluar opozita mblodhi shumë njerëz në protesta, që ishin më të mëdhatë pas artyre të 1990-ës.
Por sërish qeveria nuk ra. Protesta u përshkallëzuan, duke përdorur edhe zjarrin në institucione, ndërsa shteti u përgjigj me dhjetëfishin e dhunës. Këtu ndërhynë “ndërkombëtarët”, dhe thanë se nuk është e denjë për një vend të NATO-s që qeveria të bjerë me kryengrijte.
Atëherë opozita vendosi të ulej e të riparonte ligjin zgjedhor, që Rama dhe kushdo që të vijë pas tij, të mos i vjedhë më zgjedhjet. Një ligj që në fakt vetëm u arnua, sipas interesit të përbashkët të PD e PS, për të mos e ndryshuar sistemin.
Por tani jemi rikthyer sërish në pikën zero, atje ku ishim plot në vit më parë. Opozita sërish në protestë dhe sërish jashtë institucionit për të riparuar ligjin zgjedhor.
Unë nuk jam kundër protestës. Madje mendoj se duhet protestuar vazhdimisht, edhe kur nuk ka arsye madhore, për ta mbajtur qeverinë nën presion. Por pyetja është: Çfarë do të arrijmë me këto protesta? Cili është objektivi i tyre? Rrëzimi i qeverisë? Zgjedhje të parakohshme? Çfarë?
Me dhunë qeveria nuk do të bjerë. Ky kapitull u mbyll vjet, kur opozita u bë gati të digjte qendrat e votimit. Pas një viti janë zgjedhjet e radhës. Por me çfarë ligji do të votohet? Sërish me atë që po bën vetë PS, me ndihmën e një tufe idjotësh që i bëri dhuratë PD-jë në parlament? A do të jemi pas një viti para faktit që PD nuk do të hyjë në zgjedhje sepse ligji nuk është i mirë?
Protesta është frymëmarrje për demokracinë. Unë i përulem edhe një njeriu të vetëm që proteston, për çfarëdolloj arsyeje. Por PD nuk duhej ta braktiste reformën zgjedhore meqë zbriti në protestë. PD duhej të kërkonte madje të ndryshonte shumëçka në atë ligj, derisa është kusht që ajo të bëhet me konsensus.
Ndërsa PD gjen të ikë, për t’ia lënë në dorë vetëm PS-së. Ne kemi nevojë për një ligj zgjedhor që të garantojë pushtetin e votës së popullit. Ne kemi nevojë ti ndërrojmë qeveritë jo përmes kryengritjeve, as kur ato të jenë kalbëzuar vetë nga korrupsioni, por kur ta mendojmë ne se ato nuk punojnë mirë. Ndaj ai ligj duhet bërë maksimalisht i mirë. Për të garantuar një votë të lirë e të drejtë, si mënyra e vetme për të larguar nga pushteti Ramën dhe të gjithë ata që do të vijnë pas tij.
Mentor sot qeveris personi maj mir qe ka shqipria po çfare doni Salimillosheviçin ta ktheni apo Ilir florinin qe vetem shkatrrojne Vetem EDI Rama perpara