Ditën e sotme reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lusha (Stresi) është proceduar penalisht sëbashku me aktivistët e Aleancës për Teatrin.
Pas këtij lajmi Stresi ka reaguar përmes një postimi në në rrjetin social Instagram, ku në një foto ai shfaqet në protestën e djeshme krah të atit Sali Lusha dhe “dajës” së tij.
Në foto të tre shihen me dy gishtat e ngritur lart, ndërsa krahas postimit ai ka shkruar: Daja, babi #freedom#sdurohet#jeta#Pa#Liri#✌️✌️✌️ Na Njeh Me Gishta I Ngusht O Rrethi.
Kujtojmë se Arkimed Lusha(Stresi) ka qëndruar disa kohë në burg për posedim drogërash të forta.
/e.rr