Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e arrestit me burg për 15 të arrestuar të cilët ishin pjesë e grupit që falsifikonte viza apo pasaporta për në SHBA dhe Kanada. 7 të tjerë janë liruar nga qelia por janë lënë në arrest shtëpie kurse 2 detyrim paraqitje.
“Arrest në burg”
Bukurije Ahmetaj,
Elvis Ahmetaj,
Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popenga),
Elvis alias Fatmir Qema,
Klajdi Llika,
Eduard Haxhiu,
Altin Memaj,
Blerim Coka,
Admir Spahia,
Azem Tanushi,
Xhelil Dautaj,
Mark Gjinaj (Gjini),
Juxhin Tirana,
Ilir Ferati,
Gëzim Gjona,
Arrest shtëpie
Besjan Mustafa
Behar Ismailaj
Arjan Koldashi
Arselda Memaj
Besnike Tufa
Ervilma Bezati
Gëzim Breza
Detyrim paraqitje
Drita Sadriaj
Aida Cenaj
Ky operacion ka fillur prej vitit 2019 ndërsa dje u arrestuan edhe 24 persona të tjerë në tre qarqe të Shqipërisë.
Një ditë më parë se personat e vënë në pranga janë pjesë e një grupi të strukturual kriminal që dërgonin klandestinë nga Shqipëria drejt Anglisë, SHBA-ve dhe Kanadasë, duke u siguruar viza false në këmbim të parave. Klandestinët kalonin nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.