Ka nisur grumbullimi i njerëzve në pedonalen afër Ministrisë së Brendshme ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Nga këto minuta të para vihet re instalimi i një podium të vogël ku si duket do të mbahen dhe fjalimet përkatëse nga figura të ndryshme.
Protestën e thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” e ka mbështetur edhe opozita jashtëparlamentare e cila ka organizuar strukturat e veta jashtë Tiranës, por deri më tani nuk dihet sesi do të futen në kryeqytet pasi ende është një Zonë e Kuqe. Nga ana e opozitës ish deputeti Enkelejd Alibeaj ishte i pari që u ndodh në shesh.
/e.rr