Një pallat 13-katësh në Tiranë përfshihet nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në bulevardin Zogu i Parë, në zonën pranë stacionit të Trenit në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Aktualisht po bëhet kontrolli i godinës dhe nuk bëhet e ditur nëse ka pasur persona të lënduar.
Mësohet se banorët e pallatit kanë dalë jashtë.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.