Pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve te ‘Myslym Shyri’ ka mbërritur në vendngjarje Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Petrit Vasili.
Kryetarja e LSI iu përgjigj edhe memeve në rrjet, që i kujtonin asaj turnin e natës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.
Ndërkohë, Kryemadhi tha se Edi Rama nuk ka fituar.
“Edi Rama dhe shpura e tij perverse dhe me prostitutat që e shoqërojnë mendojnë se fituan. Mendon se recitimet e Robert Ndrenikës do t’i zëvendësojë me orgji. Ai Teatër nuk është përgjegjësia ime. Është përgjegjësi e të gjithëve. Kam 48 orë që jam pa gjumë. 12 orët e mia të shërbimit nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës i bëra me dinjitet” – tha Kryemadhi. /JavaNews/a.r