Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 978.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 270 mostra, prej të cilave 23 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviç”, ka njoftuar IKSHPK.
Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 22 persona të prekur nga koronavirusi.
g.kosovari