Pas një ndërprerje prej më shumë se 2 muajsh, Bundesliga do të rifillojë sezonin me një supersfidë. Edhe pse pa tifozë dhe nën masa të rrepta sigurie për shkak të COVID-19, Borussia Dortmund-Schalke 04 është një duel që premton shkëndija dhe emocione. Në orën 15:30 në Signal Iduna Park, verdhezinjtë e Lucien Favre do të tentojnë fitoren e 5-të radhazi në kampionat për t’i afruar sa më shumë Bayernit kryesues që ka 4 pikë më shumë pas 25 javësh kampionat.
Verdhezinjtë e Lucien Favre shpresojnë t’ia dalin edhe pa mbështetjen e zëshme të tifozëve të tyre të famshëm në shtëpi.
Një fitore i vendos ata vetëm një pikë mbas kryesuesve të Bayern Munich. Schalke pati një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit, por dalë jashtë garës për titull. Sot do ta rifillojë kampionatin me 14 pikë pas Dortmundit, në vendin e gjashtë. Në të dyja skuadrat ka probleme lëndimesh.
Pesë zëvendësime do të lejohen për çdo ekip, tashmë, çka do të thotë se mund të priten shumë ndryshime. Erling Haaland do të shpresojë të takohet shpejt me golin, duke vijuar në rrugën e 9 golave në 8 ndeshje të luajtura në Bundesligë, ku u transferua në janar.
Borussia Dortmund do të startojë me këtë formacion: Burki; Piszczek, Hummels, Akanji; Hakimi, Brandt, Guerreiro, Delaney, Dahoud, Reyna, Haaland.
Në anën tjetër, Schalke do të zbresë në fushë me këto 11 lojtarë: Schubert; Kenny, Todibo, Nastasic, Oczipka; McKennie, Cagligiuri, Sane, Serdar, Harit, Raman.
g.kosovari