Nikoll Lesi jep skenarët se çfarë do të bëjë Edi Rama deri në shtator dhe çfarë duhet të bëjë opozita.
“Edi Rama e ka ndarë mendjen; do ta prishë Teatrin Kombëtar me forca të shumta policore dhe me fadroma, edhe sikur të ketë njerëz brenda.
Se si do rezistojë opozita me popullin këtë e di vetëm lidershipi opozitar.
Edi Rama do ta mbajë Tiranën dhe Durrësin, por sidomos kryeqytetin si “zonë të kuqe”, edhe sikur të ulen apo të mos ketë raste me koronavirus. Do t’i shtojë me urdhër vetëm që ta mbajë të mbyllur me “ligjin e luftës”.
Kryeministri ka frikë nga protestat, pasi këtë herë, po plasen nuk ka polici që i mban. As edhe Luli nuk e kontrollon dot zemërimin popullor. Ndaj Rama do të rrisë propogandën gjatë këtyre javëve se “ja e hapa, por u shtuan rastet (raste shtohen edhe në letër), kështu që ligjin e Gjëndjes së Emergjencës do ta zgjasë nga 23 qershori në 23 shtator. Tani do ti bëjë zgjatjet jo nga një muaj sipas ligjit e Kushtetutës, por me nga tre muaj njëherazi.
Kush shkel ligjin, thotë ai, arrestohet!
Ligji duhet zbatuar!- do bërtasë kryeministri dhe nuk do lejojë asnjë miting apo protestë.
Më pas nga shtatori do bëjë arrestime nga radhët e tij, gjoja për të thënë se ja po zbatojmë ligjin dhe nuk falim njeri edhe sikur të jetë i PS-së. Më pas do lëshojë prokurorinë dhe SPAK drejt kundërshtarëve politikë dhe personal.
Nga vjeshta prapë koronavirusi do vijë me valë të dytë në Europë. Edi Rama për të “mbrojtur” popullin do ta zgjasë ligjin e gjëndjes së emergjencës. Por liri-daljet e popullit do t’i hap në mëngjez deri në ora 20.00.
Ai nuk duron dhe nuk do lëvizje natën!
Por skema e Surrelit prishet vetëm nëse opozita nuk duron më, por pushton rrugët, shkon në Surrel siç premtoi dje lideri opozitar dhe merr para çdo rilindas kriminel.
Ndryshe, diktatura bëhet zyrtare, pasi BE nuk e ka mendjen se ka hallet e saj. As ambasadorët nuk reagojnë më se kanë interesa personale e nuk ndjehen më si dikur.
Ndaj përballja për Teatrin Kombëtar është kauzë e madhe. Nëse ai rrëzohet, demokracia ka rënë përfundimisht në Shqipëri”, shkruan ai në gazetën e tij./ tema
g.kosovari