Kryeministri Edi Rama komentoi mbrëmjen e së enjtes, nëse do të ketë një hapje më të madhe për kryeqytetin, raporton JavaNews.al
Ai deklaroi se gjithçka varet nga shifrat e ditëve në vijim ndërsa u shpreh se për popullimin te Parku i Liqenit u shkarkua dje edhe shefi i një komisariati.
Ndërkohë, kryeministri paralajmëroi se nëse shifrat do të vijojnë të flasin për shtim të rasteve, mund të ketë dhe mbyllje.
“Shqiptarët do të kenë kohë të më gjykojnë dhe le të më gjykojnë si ta mendojnë. Por ama unë nuk dal dot mbi faktet. Nëse ne nuk kemi vendosur gjoba këto kohë, kjo ka qenë për t’u thënë qytetarëve se ne jemi bashkë në këtë luftë dhe jemi mirëkuptues deri diku. Ama nëse shifrat do të na flasin më këtë gjuhë, pra me raste në shtim, mos u çudisni që Tirana të kthehet nga zonë e kuqe, në zonë të mbyllur fare” – tha Rama. /JavaNews/a.r