Ndërhyrja e Presidentit për të penguar shembjen e Teatrit Kombëtar është komentuar mbrëmjen e së enjtes nga kryeministri i vendit.
Në një intervistë për ‘Opinion’, Edi Rama tha se Ilir Meta nuk mund të ndërhyjë në veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv dhe atë lokal.
Kryeministri shtoi se është e drejta e Presidentit të japë opinione, por ai nuk ka asnjë kompetencë mbi këtë çështje, raporton JavaNews.al
“Presidenti nuk është as drejtor urbanistike, as kryetar bashkie. S’ka asnjë tagër të që vendosë. Ka të drejtën e vet të mendojë ndryshe. Por përtej këssaj, jo Presidenti, por asnjë tjetër, nuk ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv. Këtë vend nuk e qeveris as Europa Nostra, as America Vostra. Por e qeveris shumica” – tha Rama. /JavaNews /a.r
E de eee edhe ti edi po prish pazarin qe po ben meta. Kodoshe te medhenj jini te dy ne sy te popullit beni sikur prishni pazarin e njeri tjetrit dhe pikerisht pasi eshte arritur marrveshja e bere pazari me I larte ne kurriz te popullit.