Teksa kreu i PD ka deklaruar se do ta kalojë natën në Teatrin Kombëtar, ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama.
I pyetur në ‘Opinion’, Rama tha se këto veprime nga ana e Lulzim Bashës janë patetike.
Sa i përket ultimatumit të Lulzim Bashës, se Teatri Kombëtar është vija e kuqe, Rama tha:
“Unë besoj se kjo është nëj temë e rezauruar. Për mua është një temë që ka 20 vite dhe prej aq kohësh është i njohur edhe qëndrimi im. Besoj se ky është një atribut ekskluziv i pushtetit ekzekutiv dhe i Bashkisë. Kthimi i një teme me karakter urbanistik dhe zhvillimor, në një temë politike, tregon vetëm shterpësi dhe asgjë tjetër” – tha kryeministri.
Ai shtoi se procesi për Teatrin Kombëtar po zhvillohet sipas ligjit dhe natyrshmërisë së ndarjes së punëve, raporton JavaNews.al
“Vija e zjarrit sot në Shqipëri prej jo pak kohësh është në spital. Lufta sot në Shqipëri është ajo për të mbrojtur shëndetin dhe për të mbrojtur fazën e hapjes graduale. Një thirrje e tillë për të marrë në qafë njerëz dhe për të bërë gjeste patetike, është papërgjegjshmëri” – tha kryeministri duke iu referuar deklaratave të Bashës.
Rama shtoi se nuk ka asnjë Aleancë për Teatrin, por një grumbullim njerëzish në kundërshtim me masat ndaj koronavirusit. Ai u shpreh se protesta e sotme që vijon edhe gjatë natës është e rrezikshme dhe kërënon jetët njerëzore. /JavaNews/a.r