Kryeministri Edi Rama risjellë në vëmendje rikonstruksionin e depos së farmaceutikëve që inspektoi disa ditë më parë, teksa nuk nguron që të “thumbojë” qeverinë e atëhershme, sot opozita.
Ironinë e tij, shefi i kabinetit qeveritar e lidh me situatën aktuale, teksa shprehet se COVID-19 do t’i kishte bërë më shumë dëme vendin nëse do të ishte sistemi shëndetësor i 7 viteve më parë.
“E kuptoj kur thonë sa shumë ka akoma për të bërë, sepse unë i pari e di që vërtetë shumë akoma ka për të bërë, por sinqerisht nuk e kuptoj a e kanë harruar vërtetë apo bëjnë sikur e kanë harruar, se sa e rrënuar ishte Shqipëria vetëm 6-7 vjet më parë…
Nuk dua as ta imagjinoj ç’do na kishte bërë Armiku i Padukshëm, po të na kishte gjetur me spitalet që gjetëm, kur nisëm kthesën e madhe që vazhdon”, shkruan Rama.
/a.r