Fëmija që u mbyt sot në rezervuar, te “Parku Japonez” në Korçë, ka qenë i shoqëruar nga një person më i rritur.
Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale.
Për fat të keq, 8-vjeçari, mashkull, ka humbur jetën pak çaste pasi ra në ujë.
Policia thotë se shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/a.r