Nga Artur Ajazi
Pas Monika Kryemadhit, edhe Edmond Panariti (ish-ministri LSI) ka paralajmëruar “seriozisht zinë e bukës” në Shqipëri. Madje në postimin e tij në rrjetin social, ai i ka rekomanduar qeverisë “të mbushë plot sillozët sa më parë”. Edhe ish-ministri Monikës, i cili është pjesë e pandarë e fushatës saj, për “ti marrë pushtetin me çdo kusht Ramës” është bërë aksioner i broçkullave të shefes së partisë tij, e cila më tepër duket si panik i pastër në kohë krize, se sa argument bindës.
Por ja që Panariti, ka nisur të tregojë tashmë që nuk është më ministër, se “këshillat e tij vijnë si ndihmë ndaj asaj që mund të ndodhë në vjeshtë”. Duke i fryrë një “zjarri” që kurrë nuk do të mund të ndizet as nga Monika dhe as nga monikët e LSI, do të ishte ndoshta në nderin e zotit Panaritit, që të ishte po aq aktiv, me ndihmën dhe eksperiencën e tij në fushat e mbjella me kultura bujqësore, se sa në zyrat e boshatisura të partisë. Zija e bukës zoti Panariti, është ide e vjetëruar, e konsumuar dhe dashakeqëse.
Mungesa e argumenteve për të bërë opozitën serioze edhe në kohë pandemie, ka treguar dekadencën politike të atyre që kanë zgjedhur ( dhe i gënjen mëndja) të vijnë në pushtet përmes mashtrimeve dhe gënjeshtrave, që cënojnë rëndë imazhin e vendit dhe qetësinë e shqiptarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim, ka qenë dhe mbetet parti e marrëveshjeve dhe allishverisheve politike, ka qenë dhe mbetet parti shtojcë, e cila qysh nga krijimi saj i është zvarritur çdo force të madhe politike, që ka marrë pushtetin.
Refuzimi kategorik i kryeministrit Rama për të mos bërë më kurrë marrëveshje pushteti me LSI, kanë trazuar ujërat dhe ka prishur qetësinë tek partia, që sa vjen dhe shuhet si forcë aktive politike. Kurrë LSI e Monikës, nuk do të arrijë më të marrë vota shqiptarësh me mashtrime dhe blerje votash, kurrë më LSI nuk do të arrijë më të firmosë marrëveshje me Edi Ramën për të zhvatur ndonjë ministri kur “në mos rrjedhtë, do të pikojë paraja”.
Iku ajo kohë zoti Panariti, kur ju me 2 apo 3 deputetë gjithsej në shkallë vendi, ngritët “grupin tuaj parlamentar”, duke manipuluar e “peshkuar” elementë, të cilët në jetën e tyre ardhja në Parlament, ishte kulminacioni i vetëm i jetës,të cilin e shfrytëzuan për të bërë pasuri, dhe pastaj ju kthyen kurrizin. Iku ajo kohë zoti Panariti, kur LSI bënte si parti “ledhatare” dhe vendoste kush do të jetë në pushtet, apo kush do të ishte
ministri apo drejtori ardhshëm. As panikosjet dhe shpifjet e Monikës, dhe as paralajmërimet tënde, për “të mbushur sillozet plot sepse mund të kemi zinë e bukës në vjeshtë në rast se rikthehet COVID-19”, nuk do ta detyronin kryeministrin Rama, për të ndryshuar mendimin për ju. Keni mbetur mbrapa në mentalitet, ashtu siç keni mbetur pa mbështetës dhe pa “militantë”, duke jetuar me të shkuarën tuaj, me kohën kur sallat e mbledhjeve dhe sheshet e fushatave mbusheshin me njerëzit e Doktorit në Tiranë dhe rrethe.
LSI ,eshte kot parti