Pas mbledhjes me kryedemokratin Lulzim Basha për shembjen e teatrit, i ashpër në reagimin e tij ka qenë regjisori Edmond Budina. Ai ka konfirmuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha , por edhe opozita do të jetë në protestë në orën 11:00.
“Më kanë ardhur kërcënime, t’i mbajnë për vetën e tyre të qeverisë dhe baskisë, janë falso. Me ne nuk do të luajnë më, se është e pamundur që në mënyrë paqësore ta ruajmë. këta shpallën luftë dhe duan luftë, kemi sinjale se do sulmojnë teatrin, zjarri do të djegë shtëpinë e tyre. Thirrini mendjes, mos bëni marrëzira . Nuk po mbrohet as PD, as opozita, por kultura e shqiptare. E gjithë opozita do të jenë me ne, jam i bindur”, tha Budina.
/e.rr