Redi Shehu foli me tone të ashpra në Open në Top Channel ndaj projektligjit për legalizimin e kanabisit. Shehu tha se është plotësisht kundër ndaj legalizimit të kanabisit.
‘Jam totalisht kundër legalizimit të kanabisit. Në radhë të parë ne nuk plotësojmë kushtet. Pas tërmetit dhe pandemisë së Covid-19, Shqipëria mund përballet me krizë ekonomike. Dhe zgjidhja më e lehtë është legalizimi i kanabisit.
E dyta është se ne nuk plotësojmë kushtet. Duke mos plotësuar kushtet rrezikon që kanabisi të mbetet në duart e mafias dhe shkakton situatën pasoja sociale’- tha Shehu.
Kjo deklaratë u kundërshtua nga ish-deputeti i PS ku tha që a refuzon që qytetarëve shqiptarë t’i hiqen të drejtat e qytetarëve të botës. ‘Refuzoj që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë apo dorës së tretë’- tha Kokëdhima.
/e.rr