Sipas një studimi të ri të kryer së fundmi, nëse fëmijët preken nga virusi, shenja e parë mund të mos jenë ethet, por diarre dhe lodhje.
Studiuesit zbuluan se të rinjtë shpesh vuajnë nga simptomat gastrointestinale, siç janë problemet me veshkat.
Ekipi, nga Spitali “Tongji”në Wuhan shprehet se virusi u bashkohet jo vetëm receptorëve që gjenden në mushkëri, por edhe atyre në traktin e zorrëve.
Studiuesit shprehen se duke diagnostikuar dhe izoluar shpejt pacientët me këto simptoma, mund të çohet në trajtimin e hershëm dhe ndalimin e përhapjes së sëmundjes.
Doktori Wenbin Li nga departamenti i pediatrisë shprehet se shumica e fëmijëve preken butësisht nga COVID-19 dhe ato pak raste të rënda shpesh lidhjen me faktorë të tjerë shëndetësorë.
Por në një tjetër studim të kryer në muajin Shkurt, u bë e ditur se vetëm 10 përqind e pacientëve të rritur që ishin me COVID-19 kishin patur fillimisht diarre, përzjerje dhe më pas ethe.
Li thotë se duke marrë parasysh studimin e fundit, ai shpreson që mund të diagnostikohen dhe izolohen shpejt pacientët që shfaqin këto simptoma.
“Simptomat gastrointestinale të përjetuara nga këta fëmijë, mund të jenë të lidhura me shpërndarjen e receptorëve dhe me rrugën e transmetimit. Kjo tregon që COVID-19, mund të prekë pacientët jo vetëm përmes traktit respirator, por edhe përmes traktit tretës.
/a.r