Rusia dërgoi pak kohë më parë ndihma mjekësore në SHBA, mes tyre edhe ventilatorë. Por, pas flakëve që u përhapën në një spital Covid, ku humbën jetën pesë persona, Amerika vendosi mos t’i përdorë ventilatorët rusë për pacientët, të cilët mendohet të kenë qenë shkaku i rënies së zjarrit në repartin e terapisë intensive në Shën Pjetërburg.
Për momentin, edhe në Rusi është pezulluar përdorimi i ventilatorëve Aventa-M.
Prodhuesit e këtyre pajisjeve thonë se ventilatorët kanë qenë në përdorim që nga viti 2012, pa ndonjë rrezik ose shqetësim.
Reagoi edhe kompania “Radio-Elektronike”, e cila monitoron pajisjet Aventa-M, duke bërë thirrje që mos të nxirren gjykime të nxituara pa përfunduar hetimet.
/a.r