Një gazetare në Australi ka përjetuar një moment të sikletshëm para se të lidhej live studion e lajmeve, për shkak të shqepjes së pantallonave.
Charlotte Goodlet, më pas ndau një foto të saj me pantallona të grisura në rrjetet sociale, e cila u komentua gjerësisht.
Ajo pozoi me shpinën e kthyer nga celulari ku dikush po e fotografonte dhe drejtoi mikrofonin nga pantallonat e grisura, duke e fshehur të çarën pas një emoji.
Ky moment u bë viral në rrjetet sociale por edhe në media të ndryshme.