Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka thënë pasditen e sotme se në Shqipëri ka shumë njerëz që nuk e duan Reformën në Drejtësi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kim tha se reforma është përparësi e SHBA-ve dhe e saj. “Por ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet”, u shpreh Ambasadorja Yuri Kim.
Ilva Tare: Do të përpiqem edhe pse e di që diplomatikisht nuk mund të përgjigjeni, por a e dini se kush nuk e do?
Ambasadorja Kim: Mendoj se ka shumë që nuk e duan.
Ilva Tare: Dhe vazhdoni të punoni me ta?
Ambasadorja Kim: Mendoj se ka shumë që nuk e duan. Unë punoj me një gamë të gjerë njerëzish dhe do të vazhdoj ta bëj këtë.
Gazetarja Ilva Tare e pyeti gjithashtu ambasadoren nëse ajo që kemi bërë deri më sot për reformën në drejtësi është më e mira që mund të kishim bërë. Ambasadorja Kim tha se askush nuk duhet të pretendojë përsosmëri, pasi kjo nuk është e mundur.
“Por ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet.
Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitetesh.
Por ajo që mund të them është se do të bëj përpjekjet e mia më të mira; kushdo rreth meje do të bëjë më të mirën dhe tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet,” u shpreh Kim.