Publikohet kënga e Arilena Arës në versionin anglisht, në kuadër të Eurovizionit.
Të apasionuarit pas muzikës e kanë pritur mirë, dhe pa kaluar ende 24 orë kënga është klikuar mijëra herë.
Arilena është fituesja e festivalit të këngës dhe për rrjedhojë përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion.
Pok ky kompeticion është anuluar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse këngët e këtij viti do të jenë në garë në Eurovizionin e ardhshëm.