Gjyqtarja Saida Dollani, anëtare e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e ngarkuar për komunikim me mediat, ka pranuar se një nga anëtarët e kësaj gjykatë ka kërkuar mbrojtje për shkak se është ndjerë i kërcënuar.
“Nga nisja e funksionimit të GJKKO në datën 19 Janar 2020, ka patur vetëm një kërkesë të një gjyqtari për vënien nën ruajtje të posaçme, kërkesë të cilën Komisioni për Mbrojtjen e Gjyqtarëve pranë KLGJ, nuk e ka vlerësuar si të tillë”.
Dollani tregoi se gjatë periudhës së pandemisë janë zhvillua në total 184 seanca, 5 prej të cilave online.
“Me videokonferencë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda janë zhvilluar 5 seanca gjyqësore. Në rastet e tjera të pandehurit kanë kërkuar të jenë të pranishëm në seancë ose kanë refuzuar zhvillimin e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore në bazë të së drejtës që u jep Akti Normativ”.
Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ndryshuan masën e sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpie, për 20 të paraburgosur për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.