Lidhja e moderatores Rudina Dembacaj me ish-deputetin Mark Frroku është kthyer në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit.
Rudina tregon se si ka reaguar nëna e saj kur mësoi për lidhjen me ish-deputetin Frroku.
“Nëna ime, pasi mori vesh marrëdhënien time me Markun, sigurisht nuk e mori fare mirë si çdo nënë shqiptare, oi oi oi, shkuli faqet nja ca kohë, sigurisht kishte shumë merak, por porosia e vetme që më tha nëse ti nuk trajton fëmijët e Markut si Viktorian tënde atëhere nuk do jesh më bija ime”, është shprehur Rudina, e ftuar në emisionin ‘Why Not’.
Ndër të tjera, Rudina tregoi se ruan një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-bashkëshortin, ndërsa shtoi dhe se vajza e saj Viktoria dhe fëmijët e partnerit Mark Frroku shkojnë shumë mirë bashkë.
g.kosovari
Eshte e drejta jote te ndertosh jeten e te kerkosh prej saj cfare te deshiron zemra! Dhe ta uroj, siqerisht!