Presidenti i Republikes, Ilir Meta i ka kthyer sot Kuvendit te Shqiperise, ligjin per “Prokurimet ne fushen e mbrojtjes dhe te sigurise”.
Ne nje njoftim te sotem, te bere publik ne faqen e Presidences, kreu i shtetit ka numeruar gjithe argumentet ligjore se pse nuk e ka vene firmen mbi kete ligj te miratuar nga shumica ne Kuvend, por e ka kthyer ate mbrapsh per rishqyrtim.
“Pavarësisht qëllimit pozitiv të deklaruar të kësaj nisme ligjore, mënyra e formulimit të disa prej dispozitave që lidhen me shtrirjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, cenojn parime të rëndësishme kushtetuese”- thuhet ne argumentimin e Presidentit.
Sipas kreut te Shtetit, “Nga shqyrtimi i përmbajtjes së disa dispozitave konkrete të ligjit, mungesa e përcaktimit të qartë e shterues të fushës së zbatimit të këtij ligji sa i përket llojit të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas përcaktimeve të tij, krijon hapësirë që jo vetëm të shmangen procedurat e hapura për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, por dhe të ulet ndjeshëm mundësia e biznesit vendas për pjesëmarrje në këto procedura prokurimi, ku kriter kryesor është pasja e CSI-së (Certifikatës së Sigurimit Industrial)”
Ne relacion theksohet se “Mungesa e përcaktimit të qartë të fushës së zbatimit të këtij ligji sa i përket objektit jo shterues të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas tij, cenon parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, barazisë përpara ligjit, me pasojë diskriminimin e operatorëve të ndryshëm në treg, duke rritur mundësitë për dëm ekonomik ndaj financave të shtetit”.
Me tej, Presidenti vlereson se ligji, “krijon hapësira për përdorimin e procedurave që përcakton ky ligj, edhe për mallra e shërbime që jo domosdoshmërisht lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen”.
D E K R E T
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 36/2020 “PËR PROKURIMET NË FUSHËN E MBROJTJES DHE TË SIGURISË”
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Nr. Dekretit 11482 Tiranë, më 08.05.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META
g.kosovari