Një futbollist në Turqi pranoi para autoriteteve policore se vrau të birin 5-vjeçar të sëmurë me koronavirus gjatë kohës që po kurohej në spital
Ngjarja e tmerrshme është regjistruar ditët e fundit në qytetin e Bursas, ku lojtari Bursas Ildirimspor (ekip i kategorisë së katërt) Çever Toktash deklaroi se mbyti të birin pasi “nuk e donte”.
Fillimisht, ngarja u raportua si vdekje për shkak të COVID-19 nga punonjësit spitalorë, por Toktash rrëfeu ngjarjen horror në polici.
” Vendosa jastëkun te koka e djalit tim. E shtypa jastëkun për 15 minuta pa e hequr. Im bir po përpëlitej. Pasi nuk lëvizi më, hoqa jastëkun. Pastaj thirra mjekët për ndihmë për të hequr çdo dyshim prej meje. Nuk e kam dashur kurrë tim bir. Nuk e di përse nuk e kam dashur. Arsyeja se përse e vrava ishte se nuk e doja. Nuk kam probleme mendore”, deklaroi Çehver Toktash në polici.
g.kosovari