Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në një burg në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari, i moshës 36-vjeçare, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në një nga burgjet greke.
I riu ishte i burgosur në burgun e Trikallas, ndërsa portale lokale shkruajnë se ai u rrezua papritur mbrëmjen e shkuar duke humbur jetën.
Pavarësisht shkuarjes në vendngjarje të autoambulancës, nuk ishte e mundur të bëhej dot gjë për shqiptarin.
Sipas gazetë greke “Protothema”, vdekja e të burgosurit mund të ketë ndodhur për shkaqe patologjike.
Ekspertiza mjeko-ligjore pritet që të përcakojë shkaqet e vdekjes.
/a.r