Një foshnjë vetëm 6 javëshe ka vdekur nga koronavirusi në Angli. Ky lajm është konfirmuar nga NHS. “NHS England” tha që foshnja vdiq në spital më 3 maj, ndërsa viktima në moshën më të madhe ishte 103 vjeç.
Nuk janë dhënë më shumë detaje nga mediat vendase rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në vend, nëse foshnja u infektuar pas linjdes apo e mori Covid-19 nga e nëna, raportojnë mediat vendase.
Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 252 persona duke e çuar në 31,493 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
Shifra prej 252 viktimash për 24 orët e fundit nuk është përfundimtarja shkruajnë mediat e huaja pasi deri në mbrëmje mund të ketë edhe më shumë raportime nga viktimat në shtëpi apo azilet.
Mes 252 viktimave të ditës së sotme “NHS” rregjistroi 208 në Anglia, 36 viktima në Skocia dhe 9 në Uells. Irlanda Veriore do të njoftojë shifrat e saj më vonë sot.
Britania e Madhe është një prej vendeve më të goditura në botë ngakoronavirusi, ku me bilancin e sotëm në këtë shtet numërohen të paktën 31.493 të vdekur. Pas SHBA Britania zë vendin e dytë në botë për numrin e viktimave.
Mbi 4 milion raste të prekura janë shënuar në të gjithë botën, dhe të paktën 274,000 viktima, ky është bilanci i koronavirusit. Vendi që ka numrin më të madh të viktimave është Amerika me 77.190 persona, më pas renditet Mbretëria e Bashkuar e cila shënon 31,315 viktima, ndërsa vendin e tretë me 30,201 të vdekur e mban Italia dhe në Spanjë kanë humbur jetën 26,478 qytetarë. Ndërkohë numri i viktimave në Francë ka shkuar në 25,987.
g.kosovari