Sot në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama tha se për të vijuar në rrugën e anëtarësimit në BE, ai është i gatshëm t’i cojë një mesazh uniteti kombëtar Brukselit.
Ai tha se është gati të ulet në një tyrezë me Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.
“Ne po përgatitemi për të vijuar me integrimin. Falenderoj miqtë tanë në Bruksel që po na qendrojnë pranë në eksperiencën e negocimit të anëtarësimit. Tashmë që negociatat janë hapur dhe kërkohet përgatitje, po ju them që plani i punës është detajuar për muajt në vijim. Qeveria mban peshën kryesore por këtu duhen të gjithë aktorët të kontribuojnë, ne kemi vullnet të ulemi në një tyrezë me Presidentin e Republikës, kryetarin e opzitës dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura. Le të jetë kjo tryezë ku do të shprehim vullnetin e përbashkët, ku secili të bjë detyrat e veta, pa iu imponuar tjetrit por për të dhënë edhe një mesazh të fortë të unitetit kombëtar. Në këtë proces që të gjithë e duam integrimin e Shqipërisë në BE. Jemi gati të ulemi me Presidentin, opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, të mundemi të japim një kontribut të gjithë”,- tha ai.
/e.rr