Ambasadori i BE-së u shpreh se unioni do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian. Mbështetja për Shqipërinë, tha ai vijon me ndihma me donacione dhe kredi me interesa të vogla miliona euro.
“230 mln euro janë përcaktuar për Shqipërinë, 4 mln menjëherë për shëndetësisë, por edhe pajisjet për personelin mjekësor, do të vijojmë edhe këtë javë. 45 mln euro të tjera do të jenë gati në korrik për mbrojtjen sociale për pjesën më të cenueshme të shoqërisë. BE ka vendosur 480 mln euro për huamarrje, do të jenë të disponueshme në fillim të korrikut. BE-ja në rajon është donatori më i madh këtu dhe është e rëndësishme të mos e harrojmë. Do të ketë edhe një plan ekonomik të investimeve në 6 mujorin e dytë të vitit për rimëkëmbjen, transportin, energjinë dhe infrastrukturën. Data 25 mars për çeljen e negociatave është historike, Shqipëria është në segmentin e fundit të reformave. Java e Europës e 2020 është ndryshe nga të tjerat, por e fortë se së bashku jemi më të fortë” tha ai.
/e.rr