Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë në mbledhjen e zhvilluar me përfaqësuesit e FSHF e ka pasur në vëmendje të diskutimeve strategjinë e lehtësimit të masave, për aktivitetet sportive, jo vetëm futbollin, si një element shumë i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe mendor.
Në kuadër të kësaj erdhi dhe ky takim me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të diskutuar më konkretisht mbi protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetetin e lojtarëve dhe të afërmve të tyre.
Siç është bërë e ditur, do të fillohet me stërvitjet individuale, me protokolle të sigurisë të përcaktuara saktë, për të cilat do të punohet në grupin e përbashkët të punës dhe më pas do të diskutohet edhe për fazat e mëtejshme, me protokolle strikte.
Protokollet përfundimtare do të hartohen nga grupi i përbashkët i ekspertëve që më pas do të miratohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.