Moderatorja Einxheil Shkira ka reaguar pas një deklarate të aktorit të humorit Albana Bogdo, i cili tha se e kishte nxjerrë në mes të natës jashtë shtëpie të dashurën dhe i kishte flakur rrobat nga ballkoni, se i kishte të rëndësishmen.
“Uroj të ketë qenë një shaka kjo! Sepse është gjëja më stupid që mund të thotë dikush, sado i famshëm qoftë!!
E kujt i plas nëse jemi të famshëm ose jo, apo kush ka më shumë folloë bën më shumë dëngla.
Marrëdhënia në çift nuk bazohet te fama, por te ndjenjat dhe denglat nuk vijn si pasojë famës por e karakterit të njeriut…
Mund të jesh i famshëm sa të duash por në fund të ditës i dashuri/dashura fle me ty në krevat jo me famën apo 1 milion ndjekësit në instagram.
Asgjë personale por thjesht jam totalisht kundra kësaj llogjike ku denglat ndahen në bazë të famës”, shkruan Einxheil.
Albana Bogdo deklaroi disa ditë më parë se:
“Që kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur lidhesh me një njeri që është i famshëm dhe nuk po të bën dëngla, mos bëj ti dëngla.
Kur unë të trajtoj mirë si të dashurën time, kjo nuk do të thotë që duhet të bëhesh si më e rëndësishme se unë në shoqëri.
Ky është leksioni më i vlefshëm. E merr, e nxjerr jasht nga shtëpia në 2 të natës dhe i hedh rrobat nga ballkoni”.
/e.rr