Bashkimi Europian shënon sot 70-vjetorin e themelimit të tij mes një situate bllokuese për shkak të pandemisë së koronavirusit, ende e pranishme në pjesën më të madhe të Kontinentit të Vjetër.
Institucionet e BE kishin planifikuar të hapnin sot dyert e tyre për publikun, si zakonisht më 9 maj, për të festuar nënshkrimin e ashtuquajtur ”Deklarata e Schumanit”, e konsideruar si dokumenti themelues i bllokut, por u duhet të adaptohen nën dritën e krizës shëndetësore, transmeton Atsh.
Ndërkohë, Parlamenti Europian do të zhvillojë një seri ngjarjesh dhe ekspozitash në internet.
Presidenti i PE-së, David Sassoli ka ftuar organizatat “që kontribuojnë çdo ditë në ndryshimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më të pafavorizuar dhe të prekshëm” për të marrë pjesë, duke përfshirë edhe organizatën bamirëse për të pastrehët Emmaus.
Komisioni Europian do të zhvillojë dialog virtual me qytetarët “për momentet kryesore të integrimit në BE dhe të ardhmen tonë.”
Deklarata, e emëruar pas ministrit të Jashtëm francez, Robert Schuman, parashikonte, në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore krijimin e një komuniteti europian të çelikut dhe qymyrit për ta bërë konfliktin “jo thjesht të paimagjinueshëm, por materialisht të pamundur”.
/e.rr