Lulzim Basha dhe e shoqja, Aurela festojnë sot përvjetorin e martesës së tyre.
Vetë Aurela, ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga ceremonia e lidhjes së kurorës, ku ajo shihet e veshur me vello të bardhë Ndërsa Basha me kostum të zi…
Ceremonia është zhvilluar në bashkinë e Tiranës, disa vite para se Lulzim Basha të merrte drejtimin.
Një vit më parë, gjatë një takimi për turin elektoral, Basha kujtoi në Pogradec edhe dashurinë e tij me Aurelën dhe natën e parë, që e kishin kaluar në një hotel të zonës.
“Pogradeci, qytet i dashurisë. Nuk e them kot. Sot kam 14-vjetorin e martesës dhe lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar në Pogradec. Meqë të lexova diçka personale, të tregova diçka personale”, është shprehur Basha asokohe.
/e.rr