Një nga fqinjët e familjes Hoxha, ku ditën e sotme u shuan tre meshkujt e familjes, Kamberi, Gentiani dhe Neimi, ka rrëfyer mes lotëve, aq sa ka mundur që të shikojë.
“Papandehur fare. Hipi në një palë shkallë, bëhet e keqja kur të duash. U fut i madhi i pari, më pas i dyti, më pas i treti, O bir, bir, si ike kështu o bir, more dhe të rinjtë o bir! I ka dashur shumë i ka dashur. Mbylli derën…S’na mban vendi. Jemi rritur në një familje, hanim pinim tok”, tha e moshuara, për Report tv, duke treguar se kanë patur një jetë që kanë qenë bashkë fqinj.
Ditën e sotme, në fshatin Dushnik në Berat, pasi kanë rënë në një pus, gjetën vdekjen Kamber Hoxha, 75 vjeç, kryefamiljari, nipi Gentian Golashi dhe i biri, Neim Hoxha.
Ata po punonin për hapjen e një pusi por janë ndeshur me një xhep gazi, ku janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën
Ata po punonin për hapjen e një pusi por janë ndeshur me një xhep gazi, ku janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën.