Arrestohet personi që tentoi të vjedhë një banesë në Kameras të Fushë Krujës. Në pranga ka rënë 47-vjeçari A.S, i cili pasi u vu re nga pronari i shtëpisë qëlloi me armë zjarri dhe u largua.
Për pasojë mbeti i plagosur Ardian Babasi, 44 vjeç, që për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për gjetjen e armës së krimit të përdorur nga autori.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një levë hekuri, një palë pinca dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
/a.r