Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli në Open në Top Channel për situatën e koronavirusit në vendin tonë. Ai u ndal edhe tek paralajmërimet për një valë të dytë ku i hodhi poshtë këto deklarata.
‘Covid-19 është pjesë e familjes së koronavirusit si Sarsi apo edhe Mersi. Ato u zhdukën në verë. Duke marrë parasysh që rritja e temperaturave është shkatërruese për çdo virus, jo vetëm për Covid-19, besoj se nuk do të ketë një valë të dytë infektimesh’- tha Brataj.
Në qoftë se ka një valë të dytë, a jemi të përgatitur?
“Po jemi të përgatitur. Ne morëm ventilator. Në fillim kemi marrë 50. Por duke llogaritur që kemi pasur 40 persona në gjendje të intubuar, 31 që humbën jetën dhe 8 që janë aktualisht, do të thotë që ne nuk i kemi përdorur të gjitha burimet tona që kishim dhe pa ardhur ndihmat. Prandaj them se jemi të përgatitur”, u shpreh Brataj.
/e.rr