Biznesi ka marrë një goditje të rëndë nga koronavirusi. Kryetari i Partisë Demokratike ka shfrytëzuar takimin me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël për të akuzuar Qeverinë.
Sipas tij biznesi i vogël është drejt falimentimit.
“Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët jo tek njerëzit jo te biznesi i vogël. Biznesi i vogël përbën bazën e ekonomisë shqiptare. Paratë që ka paguar gjatë vitit, taksat duhet t’i kthehen sot. Sot ka nevojë më shumë se kurrë për një paketë të qartë masash.
Biznesi i vogël po vuan dhe nga masa arbitrare siç është fatura aforfe. Në vend që të ndihmohen siç po i ndihmon çdo vend i rajonit, biznesi i vogël po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme. Paratë e taksave të shqiptarëve po shkojnë tek oligarkët jo atje ku ka nevojë tek biznesi i vogël. Situata është dramatike. Mbështesim kërkesat e biznesit të vogël”, tha Basha.
/a.r