Përmes një letre të hapur, Rektori i Universitetit të Tiranës i ka kërkuar ministres së Arsimit që të shtyjë zgjedhjet për drejtues të universiteteve.
Mynyr Koni thotë se me vendimin për të mbajtur zgjedhje në datën 12 qershor, po përjashtohen 15 mijë student nga procesi.
“Jeni duke përjashtuar mbi 15 mijë student të Universitetit të Tiranës nga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”, shkruahet në Letër.
Koni kërkon që zgjedhjet të shtyhen deri në momentin që Qeveria do të shfuqizojë vendimin për gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
“Sikurse ju kam kërkuar edhe në shkresën nr.1551/1 datë 4 maj 2020, po ju kërkoj publikisht edhe një herë të bëni ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020, për shtyrjen e procesit zgjedhor dhe datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në vend, deri në shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqësisë natyrore në vend si dhe të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale”, përfundon Koni në Letër.
Edhe studentët janë kundër këtij procesi, pasi sipas tyre nuk garanton përfshirjen në proces.
Për këtë ata kanë organizuar një protestë përmes rrjeteve sociale.
/a.r