Kryeministri Rama komunikoi sot se do të fallen taksat për disa kategori automjetesh.
Kreu i Qeverisë sqaron se nga kjo paketë përfitojnë 7 mijë e 204 automjete të kategorive si më poshtë:
Autobus (mbi 8+1),
Transport qytetës,
Transport rrethqytetës,
Transport ndërqytetës,
Shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),
Ndërkombëtar të rregullt,
Transport për personele,
Transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!
“Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete”, shkruan Kryeministri.
Paketa llogaritet në vlerën e 170,194,500 lekë, ndërsa institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi.
/a.r