Një oficer policie, i cili patrullonte në një autostradë në Utah mbeti i shokuar kur brenda makinës që ndaloi, gjeti një djalë 5-vjeçar në drejtimin e saj.
Ditën e hënë, Oficeri Rick Morgan vuri re në autostradën Ogden, në Utah, një SUV që udhëtonte në mënyrë të çrregullt dhe kalonte nga një korsi në tjetrën.
Fillimisht, oficeri Morgan hamendësoi se shoferi kishte nevojë urgjente mjekësore, por kur ai ndaloi makinën mbeti i shokuar kur gjeti djalin 5-vjeçar brenda saj, i cili me vështirësi arrinte deri tek timoni.
Morgan raporton se matësi i shpejtësisë shënonte 32 milje në orë. Por, ai mbeti i befasuar sesi fëmija frenoi dhe ndaloi makinën kur dëgjoi sirenën e policisë.
“Kur mbërrita te dritarja e makinës dhe ajo u ul, nuk dija se çfarë të mendoja. Ishte mëse e qartë se shoferi në timon ishte shumë i ri dhë nën moshën e lejuar për të qenë shofer”, shprehet Morgan.
Në kamerën e trupi të policit është regjistruar dhe biseda që ai zhvilloi me vogëlushin.
Djali i përgjigjet policit se ishte nisur për në Kaliforni për të takuar të motrën, ku planifikonte të blinte një Lamborghini me 3 dollarët që kishte në portofolin e tij.
Ai i tregon policit se kishte bërë fjalë me nënën e tij që nuk e lejonte për të blerë Lamborghinin dhe për këtë arsye kishte marrë çelësat e makinës dhe ishte nisur vetë për ta marrë atë.