Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur pas mbledhjes së mbajtur në selinë e Partisë Demokratike, mes aleatëve opozitarë.
Ajo deklaroi se shqetësimi nuk është sot distanca sociale që u imponohet qytetarëve, por ekonomia.
Sipas saj, janë 60 mijë shqiptarë që në dy muaj kanë humbur vendet e punës.
“Mbi 1.5 miliardë euro të humbura nga ekonomia shqiptare që nga momenti i shpalljes së paligjshme të gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të jetë edhe më e madhe shuma e humbjes ekonomike. Kryeministri i Facebook të lërë propagandën e tij sepse shqiptarët nuk kanë hallin imazhit e tij dhe as shëtitjet në bulevard por të kthehet e të marrë situatën në dorë të kundërt të largohet. Shqipëria ka shumë gra e burra të mirë që mund ta zëvendësojnë qoftë dhe nga Partia Socialiste”, u shpreh Kryemadhi.
Më tej ajo bëri me dije se ditën e nesërme mblidhet komisioni i reformës zgjedhore, ku opozita ka dërguar pesë propozime.
Për kryetaren e LSI, mazhoranca duhet të bjerë dakord me një nga variantet dhe se nëse do të ketë zvarritje është diçka e pritshme.
“Edhe kalamajve nuk i shkojmë kaq shumë pas avazit me pesë dëshira. Pesë dëshira i kemi vënë në dispozicion Partisë Socialiste”, tha ajo.
/a.r