Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga aksioni i sekuestrimit të pasurive të Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit. Siç shihet edhe nga pamjet, oficerët e OFL-së kanë zbarkuar në këto prona, ku kanë sekuestruar 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës, në pronësi të Lulzim Berishës dhe E. SH.
“Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH. (BW)
/e.rr