Një 31-vjeçare është vënë nën akuzë nga autoritetet italiane pasi ka përdorur kartën bankare të një pensionisteje 71-vjeçare, e cila ndërroi jetë javën e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, për të tërhequr para për të shlyer një borxh të vjetër të saj.
Ngjarja ka ndodhur në Anzola Emilia në Bologna dhe 31-vjeçarja tashmë është vendosur nën akuzë për mashtrim kompjuterik, hyrje e palejuar në të dhënat bankare dhe përdorimin e kartës së kreditit.
E moshuara ndërroi jetë në spitalin e Bolonjës, ku qëndronte së bashku me të afërmit e saj, të cilët po ashtu ishin infektuar nga e reja.
Në këtë mënyrë 31-vjeçarja e cila kishte besimin e pensionistes shfrytëzoi mundësinë për të marrë kartën e saj dhe pinin për të shlyer një borxh 10 mijë euro që kishte marrë nga një institucion tjetër financiar.
E gjithë ngjarja u zbulua nga të afërmit e viktimës të cilët pasi dolën nga spitali telefonuan bankën për të mbyllur llogarinë bankare pasi nëna e tyre kishte vdekur dhe në atë moment u njohën me të gjitha transaksionet që kishin ndodhur disa ditë pas vdekjes së saj.
/e.rr