Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton sot Ditën e Dëshmorëve, teksa thekson se kjo ditë më shumë se kurrë na fton të reflektojme mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shpreh mirënjohje të thellë për dëshmorët, “që dhanë jetën duke luftuar për liri kombëtare dhe dinjitet njerëzor, për çlirim nga zgjedha e pushtuesve”.
Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës:
Sot nderojmë me mirënjohje të thellë kombëtare dëshmorët tanë që dhanë jetën duke luftuar për liri kombëtare dhe dinjitet njerëzor, për çlirim nga zgjedha e pushtuesve, dhe për demokraci e drejtësi.
Kjo ditë më shumë se kurrë na fton të reflektojmë mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë, se sa të shenjta e të kushtueshme janë ato, se pa liri dhe dinjitet asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe gjithçka është e rrezikuar.
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
/e.rr