Dy studime të ndryshme kanë parashikuar se numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dyfishohet pas lirimit të masave të marra për frenimin e epidemisë.
Një model i cituar shpesh nga Shtëpia e Bardhë parashikon që 134,000 njerëz do të vdesin nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, gati dyfishi i parashikimit të tij të mëparshëm. SHBA ka deri tani më shumë se 60 mijë viktima, duke tejkaluar Italinë.
Modeli, nga Instituti për Metrikat Shëndetësore në Universitetin e Uashingtonit, kishte parashikuar 72.433 viktimave përpara vendimit të shumë shteteve amerikane për hapjen e shumë bizneseve.
Në mënyrë të ngjashme, një model i administratës Trump projekton po ashtu një rritje të rasteve të koronavirus dhe vdekjeve në javët në vazhdim. Ai parashikon deri në rreth 3,000 vdekje të përditshme në SHBA deri më 1 qershor. Gjatë javës së kaluar, rreth 2,000 pacientë të prekur ndërruan çdo ditë jetë në SHBA.
Rritjet e numrit të viktimave janë të lidhura me relaksimin e masave të distancimit social dhe rritjen e lëvizshmërisë në SHBA. Shtete të ndryshme në të gjithë vendin, përfshirë Floridën, Koloradon, Indianën, Nebraskën dhe Karolinën e Jugut, kanë lehtësuar kufizimet në përpjekje për të shpëtuar ekonominë dhe për të qetësuar banorët e shqetësuar nga izolimi në shtëpi.
Eksperti Christopher Murray thotë për CNN se faktorë të tjerë për rritjen e numrit të viktimave në javët e ardhshme kishin të bënimin me hapjen e fabrikave të përpunimit të mishit në vend. Ai tha se shtetet amerikane duhet të balancojnë veprimet e tyre.
“Unë mendoj se sfida për të gjithë ne është të kuptojmë se cila është trajektorja e matur e relaksimit të masave distancës sociale që do të na mbrojë nga rritja e numrit të të prekurve apo edhe nga një rikthim i epidemisë,” i tha ai CNN.
Parashikimet sqarojnë se këto rihapje vijnë me rreziqe fatale.
“Është logjikë e thjeshtë,” thotë përfaqësuesja e lartë mjekësore e CNN, Elizabeth Cohen. “Kur u thoni njerëzve se mund të shkojnë në bare, të bëjnë thonjtë, apo të shkojnë në një restorant, të gjithë çlirohen dhe janë më të shkujdesur. Prandaj rastet e reja rriten ndeshëm.”
Ali Mokdad, një profesor i Shkencave të Metrikës thotë se ka “disa arsye” për rritjen e numrit të viktimave.
“Njëra prej tyre është rritja e lëvizshmëria e shtuar para relaksimit të parakohshëm të masave,” tha ai. Ai tha se variabla të shumta ndikojnë në përhapjen e epidemisë, si nxehtësia, kapaciteti i testimit dhe dendësia e popullsisë, por “më e rëndësishmja është lëvizshmëria”.
“Tani për tani, ne po shohim një rritje të lëvizshmërisë që për fat të keq, çon në një rritje të vdekshmërisë”, tha ai
Covid-9 ka vrarë më shumë se 68,000 njerëz në SHBA dhe ka infektuar më shumë se 1,180,000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Presidenti Donald Trump kishte thënë më herët se priste 65,000 amerikanë të humbin jetën, por të dielën në mbrëmje, ai tha se numri i vlerësuar i vdekjeve shkon deri në 80,000-90,000 njerëz, madje edhe me ruajtjen e distancës sociale.
Shtetet e Bashkuara po luftojnë përhapjen e koronavirusit për rreth shtatë javë, por Presidenti Donald Trump i ka dhënë fund direktivave të qëndrimit në shtëpi që mbyllën pjesën më të madhe të ekonomisë amerikane deri në prill.
Guvernatorë të shumtë shtetesh kanë lehtësuar kufizimet në mbylljen e biznesit pasi hyri maji, duke lejuar sallonet e bukurisë, palestrat, restorantet dhe dyqanet e shitjeve me pakicë të rihapnin dyert, megjithëse me mijëra biznese mbeten të mbyllura.
Scott Gottlieb, ish-komisioneri i agjencisë së ushqimit dhe ilaçeve të administratës Trump tha të dielën se zbutja e masave nuk dështoi, por as funksionoi ashtu siç e prisnim. “Ne prisnim që në këtë pikë të fillonim të kishim rënie më domethënëse të rasteve të reja dhe vdekjeve në të gjithë vendin. Por ne nuk po e shohim këtë”, tha ai.
Gottlieb tha se amerikanët “mund të përballen me perspektivën që 20,000, 30,000 raste të reja në ditë të diagnostikuara të bëhen normalitet i ri”.
/e.rr