Gjykata Penale ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre grabitësit në Fshatin Qinam të Zall-Herrit.
Dy vëllezërit Ndriçim dhe Durim Bami si dhe organizatori I grabitjes Jani Aruçi do të qëndrojnë në burg pa afat.
Tre grabitësit u prezantuan në fillim si punonjës policie para familjes Zaja dhe më pas kryefamiljarin Bashkim Zaja e lidhën. Nga grabitja autorët përfituan shumën e 400 mijë lekë të vjetrave dhe organizatori I saj është ish dhëndri I familjes Zaja, Jani Aruçi.
/e.rr