Presidenti Ilir Meta ka folur së fundmi në lidhje me mosmarrëveshjet që ka pasur në të kaluarën me kryetarin e Opozitës Lulzim Bashësn.
I ftuar në “Hard Talk”, Meta u ngacmua edhe nga gazetari Roland Qafoku, i cili i kujtoi Presidentit pjesë nga intervista që dha në “Opinion”, në vitin 2015, teksa shprehje se ‘Luli të gënjne edhe për orën.
Roland Qafoku: Ju keni shfaqur disa herë edhe mosbesim për kryetarin e Partisë Demokratike, madje jeni shprehur se ai të gënjen dhe për orën. Sa e kishte orën Lulzim Basha më 2 mars?
Ilir Meta: Në 2 mars ishte ora e Kushtetutës dhe mendja ime ishte vetëm atje.
Përsa i takon raporteve të mia me opozitën dihet që për shumë fenomene që janë problematike dhe kanë shtuar listën e negociatave të Shqipërisë me BE nuk mund të themi që fajin e ka opozita.
Ajo që unë e kam bërë të qartë si mosvërejtje apo si mospajtim apo si një shqetësim shumë të madh ka qenë prej kohësh fakti që opozita u largua nga Parlamenti dhe që nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit përpara se ato të shfuqizoheshin me një platformë gjithëpërfshirëse.
Pjesën e ‘orës së Bashës’, Meta e ka shprehur në vitin 2015. Teka ishte i ftuar në “Opinion”, presidenti shprehej në atë kohë, se ‘n Luli gënjen dhe për orën, ora është 11 e 2 minuta, po të pyesësh atë, thotë që është 12 pa 5’.
/a.r