Katër shqiptarë janë arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi trafikantësh droge.
Të prangosurit janë të moshës rreth 24 dhe 54 vjeç.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 kilogramë kokainë dhe 1.5 kilogramë marijuanë.
Operacioni është zhvilluar në Selanik, ku në mesin e të arrestuarve janë edhe një burrë dhe bashkëshortja e tij, të dy shqiptarë.
Një pjesë e drogës u gjet e fshehur në një oxhak në banesën e tyre në Perama. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 67 mijë euro, 2 pistoleta, 17 fishekë, 3 makina, 1 motor dhe shënime të ndryshme.