Personi që shikoni në fotografi është 22-vjeçari Klevis Alla, një nga dy të arrestuarit për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në 27 prill në Durrës.
I riu ka rrëfyer në polici krimet, duke u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, çka çoi në arrestimin e autorit kryesor të dyshuar 33-vjeçarit Altin Ndoci.
22-vjeçari ka zbuluar edhe ekzekutimin e dyfishtë të 2 marsit ku mbetën të vrarë 24-vjeçari Anxhelo Avdia dhe 35-vjeçari Dorian Shkoza.
Alla ka treguar dinamikën e krimeve dhe vendet ku ishin hedhur armët, duke treguar se të katërta krimet, si vrasja e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, edhe ajo e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, kanë lidhje me prishjen e pazareve të drogës.
Pikërisht për këtë arsye ai dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje.
Gjatë operacionit të koduar “Shën Vlash” ku u arrestua Ndoci dhe Alla, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga të dyshuarit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.
I riu duket mjaft i apasionuar pas makinave dhe kjo gjë duket në profilet e tij në rrjetet sociale.
/a.r